Ekspertët thonë se janë rreth 550,000 njerëz në botë vuajnë nga diabeti, të cilët nuk e dinë akoma.
Diabeti është gjendje që shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës (sheqerit) në gjak, që janë të larta sepse trupi është i paaftë ta përdorë siç duhet.
Pankreasi i njerëzve të cilët janë të diagnostifikuar me diabet, nuk prodhon mjaftueshëm ose aspak insulinë. Kjo e fundit është hormon që prodhohet nga pankreasi dhe e lë glukozën të hyjë në qelizat e trupit, ku përdoret për energji.
Tek njerëzit të diagnostifikuar me diabet, glukoza nuk përdoret siç duhet, kështu që ngjitet në gjak dhe s’mund të përdoret për energji.
Ekzistojnë dy lloje diabeti: Ai i tipit 1 dhe ai i tipit 2.
Dallimi mes tyre qëndron në atë që shkakton mungesën e insulinës, që shpesh përshkruhet si çelësi që lejon glukozën të hapë derën për tek qelizat.
Çfarë është diabeti i tipit 2?
Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme e sëmundjes dhe përparon kur qelizat që prodhojnë insulinë, bëhen të paafta. Mund të nxitet gjithashtu kur insulina e prodhuar nuk funksionon siç duhet.
Kush rrezikohet?
Zakonisht të diagnostifikuar me diabetin e tipit 2 janë njerëzit mbi 40 – vjeç. Megjithatë, ka disa përjashtime. Tek aziatiko-jugorët, kjo sëmundje shfaqet rreth moshës 25 – vjeçare. Kjo gjendje ka filluar të bëhet më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët e të gjitha etnive. Diabeti i tipit 2, mund të kurohet me ilaçe dhe shumë njerëz mund ta rikthejnë gjendjen e tyre të mëparshme duke iu përkushtuar një jetese të shëndetshme, duke përfshirë një dietë të pasur dhe ushtrime fizike.
Çfarë është diabeti i tipit 1?
Diabeti i tipit 1 ndodh kur qelizat e trupit që prodhojnë insulinën janë shkatërruar, duke e lënë trupin të paaftë për të prodhuar hormonin kryesor.
Kush rrezikohet?
Tipi 1 i diabetit është më pak i zakonshëm dhe prek rreth 10% të të rriturve. Trajtohet me injektime ditore insuline. Kjo lloj sëmundje zakonisht është e pranishme në fëmijëri, ose para moshës 40 – vjeçare dhe nuk lidhet me obezitetin.
Shenjat paralajmëruese se jeni diabetikë
Diabeti mund t’ju vijë pa ndonjë simptomë të dukshme. Në fakt, shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë që kanë diabet derisa të arrijnë një nivel që e kanë të vështirë ta sjellin nën kontroll. Më poshtë janë të listuar disa nga shenjat e diabetit që duhet t’i kushtoni rëndësi:
A po shkoni shpesh në tualet?
Kur shkoni shpesh në tualet sidomos gjatë natës, është një shenjë që niveli i sheqerit në gjak është jashtë kontrollit dhe gjithashtu mund të nënkuptojë që keni diabet.
A vuani nga infeksione të shpeshta urinare?
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë dhe veshkat nuk mund ta filtrojnë atë mjaft mirë në mënyrën që duhet, sheqeri përfundon në urinë. Shumë sheqer në një mjedis të ngrohtë dhe me lagështi mund të çojë në traktin urinar edhe infeksionet e majave, veçanërisht tek gratë.
A po përjetoni papritur humbje peshe ekstreme?
Një nga shenjat më të rëndësishme të diabetit është humbja e peshës. Nëse keni diabet, trupi juaj nuk është në gjendje të përdorë glukozën (sheqerin) në mënyrë efektive për energjinë e tij. Në vend të kësaj, trupi juaj do të fillojë të djegë yndyrën dhe mund të përjetoni humbje të papritur të peshës.
A po humbisni shikimin tuaj?
Ndër të gjitha simptomat e tjera të diabetit, një nga ato më të rëndësishmet është shikimi. Nivelet e larta të sheqerit mund të shtrembërojnë thjerrëzat në sytë tuaj, duke përkeqësuar shikimin.
A ndiheni të lodhur apo të rraskapitur gjatë gjithë kohës?
Një diabetik zakonisht ndjen presionin në traktin urinar më shumë sesa një person normal. Urinimi i shpeshtë i cili mund të prishë ciklin e gjumit e bën personin të ndjehet i rraskapitur dhe i lodhur.
A keni vërejtur mosfunksionim erektil?
Mosfunksionimi erektil është një nga shenjat që mund të keni diabet, pasi burrat me diabet të pakontrolluar ka të ngjarë të kenë enët e gjakut dhe nervat të dëmtuara. Mosfunksionimi erektil është një çështje mjaft prekëse dhe nganjëherë një çështje e turpshme për t’u diskutuar, por është një nga ato gjëra që nuk prek vetëm të sëmurin, por edhe partnerin e tij.
Ndjeni dhimbje në këmbë?
Një nga shenjat më të rëndësishme dhe të hershme të diabetit është dhimbja dhe enjtja e këmbëve. Diabeti mund të shkaktojë ngurtësim të arterieve së bashku me dëmtime nervore të cilat vërehen në këmbë. Kjo është e njohur gjithashtu si neuropati diabetike, një gjendje që prek këmbët.
Cilat janë kurat?
Të dy llojet e diabetit mund të kurohen duke përdorur ilaçe të ndryshme, duke mos anashkaluar një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike. Njerëzit që mbartin diabetin e tipit 1, e kanë më të vështirë t’i njohin simptomat. Personat e diagnostifikuar me diabetin e tipit 1 do i duhet të marrin insulinë me anë të injeksioneve, ndërkohë që është më e pazakontë tek ata të mbartin tipin 2.