Kejdi Mehmetaj për koalicionin e LSI-së me Lulzim Bashën: Ende nuk është provuar në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LSI është një forcë politike që ka bërë koalicion qeverisës edhe me Partinë Socialiste edhe me Partinë Demokratike. Por LSI ka bërë koalicion në opozitë edhe me PS edhe me PD. Në këto koalicione me cilin lider ajo ka funksionuar dhe kë vlerëson më shumë? Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj e përjashton vlerësimin për Edi Ramën si kryeatar i PS. Por e veçanta është se ajo nuk nxitohet dhe nuk jep një përcaktim pozitiv për Lulzim Bashën. Gjatë emisonit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Mehmetaj tha se Lulzim Basha ende nuk është provuar në pushtet dhe nuk mund të japë një përcaktim definitiv.

-Si do e përcaktojë LSI fituesin në zgjedhjet e 25 prillit? Si i keni ju kalkulimet tuaja?

-Unë mendoj që sa më shumë kohë të kalojë, aq më tepër Shqipëria do largohet nga të pasurit e një skene politike me dy aktorë kryesorë. Do ulet pasha e dy partive të mëdha duke marrë rëndësi edhe partitë e tjera ku padyshim ndër to shansin më të madh e ka LSI e cila nga zgjedhjet në zgjedhje ka treguar një rritje të qëndrueshme por edhe domethënëse.

-Nuk duket sikur PD ju do shumë.

-Ne me PD bashkëpunojmë dhe kemi një komunikim shumë të mirë. Besoj po punpjmë bashkarisht për tu future me strategjinë e duhur në zgjedhjet e ardhshme dhe mbi të gjithë për të qenë fitues së bashku në zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se LSI i ka të gjitha premisat që në këto zgjedhje të jetë një parti kryesore dhe unë pres një rezultat shumë të mirë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV