Kejdi Mehmetaj për ndarjen e detit me Greqinë: Mungon transparenca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka vendosur të zgjerojë me 12 milje detin territorial ndaj Shqipërisë. Ky është lajmi më i debatueshëm këto ditë në politikën shqiptare teksa Këshilli i Shtetit atje e ka bërë fakt të kryer. Por si po reagon Tirana zyrtare? A është ky një vendim që vlen apo thjesht një vendim formal i njëanshëm dhe i pavlerë? Ish-deputetja dhe nënëkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj e quan gabim për kryeministrin Edi Rama mënyrën e funksionimit për këtë çështje. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Mehmetaj tha se mungesa e transparencës është ajo që bën të mendosh më të rëndën në këtë histori.

-Jeni prononcuar dje për çështjen e detit. Kjo opozitë kë ka ndonjë specialist që duhet t’i besojmë?

-Ajo që ndodhi në 2009 ishte një situatë e ndryshme, ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Sot ne jemi në terr informative. Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, si ka qenë komunikimi i kryeministrit Rama me palën greke, cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare me palën greke. Pra, janë një sërë pikëpyetjesh të cilat ngrihen dhe lidhen në rradhë të parë me transprencën, një transparencë që kryeministri i vendit e ka për detyrë t’ia tregojë qytetarëve shqiptarë. Kjo është një vendimmarrje që nuk prek një qeverisje, as dy, por prek përjetësisht territorin shqiptar. Ne sot duhet të ishim të gjitha palët në të njëjtën anë të tavolinës duke mbrojtur të njëjtin qëndrim, i cili do kishte dalë si konkluzion i punës së bërë nga ekspertët, madje në gjykimin tim jo vetëm nga ekspertët vendas por edhe ata ndërkombëtarë pasi kjo është një çështje shumë e rëndësishme që nuk prek vetëm marrëdhëniet dhe raportet e Greqisë me Shqipërinë por edhe vende të tjera të cilat ndajnë problem të ngjashme. Është një çështje e koklavitur e cila nuk flet vetëm për shkëmbim territoresh por për pozicione strategjike në ndërtimin e raporteve edhe në këtë komunitetin ballkanik ose mesdhetar në të cilin ne jemi.

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV