Basha me të rinjtë: Ndryshimi kryesor do të vijë në ekonomi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar para të rinjve me pamundësi ekonomike për të studiuar se ndryshimi i parë që do të vijë në qeverinë e tij dhe të PD pas 25 prilit do të ndihet në ekonomi.

Sipas tij do të ketë një sens pozitiviteti apo çlirimi në ekonomi ndërkohë që akuzon Ramën dhe qeverinë aktuale për premtimet e pambajtura si 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, uljen e taksave e energjisë elektrike.

Për Bahën njerëzit nuk janë dele dhe shqiptarët e kuptojnë miër këtë gjë pasi Rama sot po premton për 4 vitet e ardhshme atë që nuk ka bërë për 8 vite të mëparshme.

Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t’i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke? Shëndetësi falas, ku e ke? Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve, ku i ke? Do të ul çmimin e energjisë, e rriti. Do të ul çmimin e naftës, e rriti.

Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi. Me taksat e ulëta, me stabilizimin e çmimit të energjisë dhe të naftës, me çlirimin e sipërmarrjes dhe të ekonomisë nga dhuna dhe terrori që ushtron ditë për ditë shteti.

E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thash me prioritet të veçantë rininë shqiptare“, tha Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV