Kamala Harris vaksinohet sot para kamerave për Covid-19

WILMINGTON, DE - DECEMBER 28: Vice President-elect Kamala Harris listens as President-elect Joe Biden delivers remarks at the Queen Theater on December 28, 2020 in Wilmington, Delaware. Biden will be inaugurated as the 46th president in a scaled-down ceremony in Washington D.C. due to the coronavirus (COVID-19) pandemic on January 20, 2021. (Photo by Mark Makela/Getty Images)

Zëvendës Presidentja e zgjedhur në SHBA Kamala Harris pritet të marrë dozën e saj të parë të vaksinës për Covid-19 ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i tranzicionit të Biden.

Një zyrtar i tranzicionit i tha CNN se, ashtu si liderët e tjerë, Harris do të vaksinohet në transmetim të drejtpërdrejtë nga Washington, DC. Zyrtari tha po ashtu, se edhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff do të vaksinohet të martën.

Vaksinimi i zv/presidentes së zgjedhur vjen pak më shumë se një javë pasi Presidentit të zgjedhur Joe Biden iu injektua vaksina e Pfizer drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.
Pasi iu bë vaksina, Biden iu tha amerikanëve se vaksina është e sigurt dhe i nxiti ata të vaksinoheshin sa më shpejt që dozat të ishin dispozicion të tyre.

Edhe Nënpresidenti Mike Pence u vaksinua para kamerave. Dozat e para të vaksinës Pfizer / BioNTech iu administruan punonjësve të kujdesit shëndetësor të njëjtën javë kur u vaksinua Pence.

Ai që nuk është vaksinuar ende është presidenti Donald Trump.