Mposhti Covidin pas 61 ditësh, deputeti poston foton e veçantë me bashkëshorten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Andi Përmeti ka fituar pas 61 ditësh betejën e vështirë me koronavirusin. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah të shoqes ku shprehet se tashmë mund të festojnë ditëlindjen e saj dhe triumfin përballë COVID-19. Përmeti thotë se ajo ia doli që mes ankthit dhe frikës ta mbante me shpresë se asgjë e keqe nuk do të ndodhte.

Tashmë mund të festojmë! Gëzuar ditëlindjen Fjona! U bëfsh 100 vjeç. Tashmë mund të festojmë, jo vetëm ditëlindjen tende por edhe fitimin e betejës 61 ditore ndaj Covid-19. Një betejë e luftuar dhe e fituar nga të dy.

Përditë, pranë meje, duke më mbushur me buzëqeshje dhe gënjeshtra të bardha se sa mirë isha dhe se sa po përmirësohesha ndërsa maska dhe veshja anti-Covid të mbulonin frikën e ndonjë lajmi të kobshëm që mund të merrje nga momenti në moment.

Ti i’a dole mes ankthit dhe frikës të më mbaje me shpresë, që asgjë e keqe s’do të më ndodhte dhe unë e fitova betejën time i mbushur me guxim nga shpresa që ti më jepje përditë duke më qëndruar pranë! Fitorja e betejës ishte e imja po aq sa e jotja. Së bashku i’a dolëm. Tashmë mund të festojmë! Gëzuar!”, shkruan Andi Përmeti.

Prej afro dy muajsh Përmeti qëndroi në Turqi ku ndodhej në terapi intensive në luftë për jetën. Ai u negativizuar nga virusi pak javë më parë por vazhdoi trajtimin e veçantë mjekësore për shkak të pasojave të COVID./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane:...

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv ku foli për vuajtjen e...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

Lajme të tjera

Web TV