Ekzekutohet bashkëpunëtori i bosit të kartelit të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzekutohet një nga bashkëpunëtorët e bosit të kartelit të drogës, Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán.

Ignacio Paez Soto, një operativ i Kartelit Sinaloa, ishte brenda automjetit të tij me gruan kur një grup personash filluan të qëllonin nga jashtë parkingut të një dyqani në Caborca, Sonora në Meksikën veriore.

Nga sulmi mbeti e plagosur gjithashtu edhe vajza e tij tetë muajshe. Dëshmitarët thanë për hetuesit se kishin parë autorët të zbrisnin me shpejtësi nga një “Jeep Cherokee” dhe mbanin në duar pushkë ushtarake. Ata qëlluan drejt Volkswagen Passat të Paez e më pas u arratisën.

Paez – i njohur si ‘El Nacho’ dhe ‘C1’ – u qëllua më shumë se 50 herë dhe u deklarua i vdekur në vendngjarje, tha policia.

Vajza e tij e vogël mori një plag në krah dhe u dërgua menjëherë në një spital nga Kryqi i Kuq, thanë autoritetet. Gruaja e tij, nuk mori lëndime, por pësoi shok.

Paez thuhet se ka mbikëqyrur operacionet e Kartelit Sinaloa në të gjithë shtetin verior të Sonora që nga viti 2002, duke përfshirë terrenin në qytetet e Sásabe, Alta, Pitiquito dhe Caborca./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV