Video/ 50 gazetarë të vrarë në vitin 2020 për shkak të profesionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

As pandemia e koronavirusit dhe as izolimet nuk kanë parandaluar që 50 gazetarë të vriten në të gjithë botën në këtë vit 2020.

Sipas “Reporterëve pa kufij” janë vrarë këtë vit të paktën 50 gazetarë në botë, vrasje që lidhen drejtpërdrejt me punën e tyre. Gjithnjë e më shpesh njerëzit e mediave vihen qëllimisht në shënjestër, sipas organizatës.

Ishte një telefonatë e shkurtër përmes Zoom. Najib Sharifi, drejtues i “Komitetit të Sigurisë të Gazetarëve Afganë”, një organizatë joqeveritare dukej i lodhur, javët e shkuara kanë qenë të vështira. “Më duket, se asnjëherë nuk ka qenë kaq frikësuese, si këtë moment. Sepse duket, sikur të gjithë gazetarët janë në rrezik”, thotë Sharif. “Brenda gjashtë javësh kemi humbur katër gazetarë.”

Najib Sharifi nuk është i vetmi që e ka këtë frikë. Viti 2020 ka qenë një vit vrastar për gazetarët në të gjithë botën, siç bën të ditur organizata “Reporterët pa kufij” në bilancin e saj vjetor.

Në mesin e dhjetorit kjo organizatë publikoi pjesën e parë të raportit vjetor mbi gazetarët e burgosur, të rrëmbyer apo të zhdukur. Në pjesën e dytë bëhet fjalë për gazetarët e vrarë. Vërtet që numri i gazetarëve të vrarë këtë vit, me 50 viktima, është pak më i ulët se vitin e kaluar, por “Reporterët pa kufij” janë të shqetësuar shumë, sepse vrasjet kanë qenë të qëllimshme.

Në nëntor u vra në Afganistan gazetari Mohamad Alijas Daji nga Radio Asadi, programit afgan të radios amerikane Radio Free Europe nga një bombë, që ishte vendosur nën automjetin e tij.

Para afër dy javësh po në Afganistan u vra po ashtu me qëllim gazetarja Malala Maivand, që ishte angazhuar për mbrojtjen më të mirë të gazetarëve. Maivand ishte një nga dy gazetaret femra që u vranë këtë vit për shkak të punës së tyre.

Lexo edhe :  Nga një copë pice… te një milion dollarë/ Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Me ekzekutimin e Ruhollah Samit në Iran më 12 dhjetor u vu në zbatim për herë të parë pas 30 vjetësh dënimi me vdekje ndaj një njeriu të medias. Numri i gazetarëve të vrarë me qëllim është në mënyrë të frikshme i lartë. Në vitin 2020, 42 gazetarë u vranë me qëllim, 20% më shumë se vitin e kaluar.

Por nuk janë më zonat e luftës apo krizave, ku gazetarët lenë jetën. Në vitin 2020 mjaft gazetarë janë vrarë në vende, ku zyrtarisht sundon paqja. Këtu renditen Meksika dhe India, dy nga vendet më të rrezikshme për gazetarët. Në të dyja këto vende janë kryer vrasje të tmerrshme ndaj gazetarëve. Ata janë djegur të gjallë, janë prerë në copa apo iu është prerë koka.

Një aspekt tjetër që përmendet është se shumë nga gazetarët e vrarë kanë qenë duke kryer punë investiguese për tema të ndjeshme si korrupsioni apo kriminaliteti i organizuar. Por edhe raportimi mbi tema mjedisore, si gërmimet ilegale në miniera e ka vënë në rrezik jetën e tyre. Shpesh vrasjet mbesin të pazbardhura.

Këto vrasje nuk godasin asnjëherë vetëm viktimat e drejtpërdrejta. Çdo vrasje e një gazetareje apo gazetari është sulm ndaj të drejtës të të gjithë njerëzve për t’u informuar të lirë dhe të pavarur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë...

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato, klubi madrilen do bëjë edhe...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Lajme të tjera

Web TV