Infermieri amerikan pozitiv me Covid-19 një javë pasi ishte vaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermier në Kaliforni rezultoi pozitiv me Covid-19 më shumë se një javë pasi mori vaksinën e Pfizer.

Kompania farmaceutike reagoi menjëherë duke thënë se “do të shqyrtojë të gjithë informacionin e disponueshëm mbi këtë rast dhe të gjitha raportet e një diagnoze të konfirmuar pas vaksinimit”.

“Personi mund të ketë marrë sëmundjen para ose menjëherë pas vaksinimit,” shtoi Pfizer në një deklaratë.

Matthew W., 45, një infermier në dy spitale të ndryshme lokale, tha në një postim në Facebook më 18 dhjetor se ai kishte marrë vaksinën Pfizer. Infermieri i tha ABC News se kishte një dhimbje në krah për një ditë, pa ndonjë efekt tjetër anësor.

Gjashtë ditë më vonë, në prag të Krishtlindjes, ai u sëmur pasi ishte në detyrë në një njësi Covid-19. Ai kishte të dridhura dhe më vonë vuante nga dhimbje muskulore dhe lodhje. Pasi kreu testimin rezultoi pozitiv për koronavirus.

l.m/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV