Kush është 42-vjeçari që u vra nga kunati i tij teksa festonin Vitin e Ri (FOTO)

Vladimir Zvezhda kishte shkuar mbrëmjen e djeshme bashkë me bashkëshorten e tij tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar ndërrimin e viteve.

Ky që shihni në foto është viktima 42-vjeçari Zvezhda, i cili ndërroi jetë në spital pasi u qëllua me thikë nga kunati i tij.

Gjithçka ndodhi pas një sherri mes Klajdi Shundit dhe kunatit të tij, Vladimir Zvezhda i cili mbeti edhe viktimë e këtij konflikti.

Autori, sipas policisë e ka kryer krimin ndërsa ndodhej në gjendje të dehur. Pas sherrit në apartament, ata kanë dalë jashtë dhe në hyrje të pallatit, 34 vjeçari ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.