Tropojë/ Erdhi nga Gjermania për të festuar me familjen, kush është i riu që vrau veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Tropojë, ku një 37-vjeçar humbi jetën pasi qëlloi veten me armë gjahu. Sipas informacioneve të para, viktima është shtetasi Arbër Musaj, nga fshati Selimaj në Tropojë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e tij.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor ka shkruar në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Musaj (personi që shihni në foto) ishte baba i tre vajzave të mitura, ndërkohë që prej disa vitesh jetonte në Gjermani, dhe së fundi ishte kthyer pranë familjes për të festuar ditët e ndërrimit të viteve me familjen e tij. Mbeten të paqarta shkaqet që e kanë shtyrë Musajn drejt këtij akti të rëndë.

Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV