Vetëplagoset me armë gjahu 37-vjeçari, ndërron jetë rrugës për në spital

Një 37-vjeçar në Tropojë ka gjetur vdekjen, pasi është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në fshatin Selimaj. Policia thotë se shtetasi A.M., 37 vjeç,  është vetë plagosur me armë gjahu në banesën e tij.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit,  por ka ndërruar jetë gjtë rrugës për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave./Bl.Ba/Fjala.al