Basketboll, Spiro Leka, një nisje e shkëlqyer me Ferrarën në koshin italian të meshkujve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i trajnerit shqiptar ka korrur 6 fitore në 8 ndeshje në Serinë A2 të koshit italian. Spiro Leka është një nga eksportet më të suksesshme të basketbollit shqiptar në parketin evropian. Trajneri shqiptar vazhdon të udhëheqë me sukses ekipin e Ferrarës, që militon në Divizionin e kuq të nivelit të dytë të basketbollit italian të meshkujve. Epidemia e virusit Covid-19 ndërpreu në mes një sezon mjaft premtues për skuadrën e Ferrarës, që drejtohet nga trajneri shqiptar, Spiro Leka, por sezoni i ri i për ekipin që militon në Divizionin e kuq të nivelit të dytë të basketbollit italian të meshkujve, ka nisur edhe më mirë.
Aktualisht, skuadra e Lekës mban vendin e 4-t të renditjes, me 12 pikë, pas 6 fitoresh dhe dy humbjesh në 8 ndeshjet e para, teksa vetëm dy pikë e ndajnë nga dyshja e kreut, Napoli dhe Forli. Në takimin e javës së 8-të, që ishte i pari për 2021-shin, Ferrara e ka nisur mbarë vitin e ri, duke fituar në fushën e Kietit me rezultatin 75-66. Në fakt, ka qenë një ndeshje e mbizotëruar nga skuadra e trajnerit shqiptar ajo e luajtur të dielën në mbrëmje, teksa Ferrara e ka mbyllur në epërsi 19-17 10-minutëshin e parë, duke vijuar ta thellojë epërsinë edhe në atë të dytin.
Ekipi i Lekës e merr këtë 10-minutësh 21-17 dhe shkon në pushimin e madh midis dy pjesëve duke kryesuar 40-34. Ndonëse ekipi vendas del nga dhomat e zhveshjeve i motivuar dhe e fitoi 10-minutëshin e 3-të me një pikë epërsi 18-17, skuadra e trajnerit shqiptar do të arrijë ta administrojë me sukses lojën në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, madje duke e thelluar epërsinë dhe duke e fituar gjithë takimin me rezultatin 75-66. Tanimë, skuadra e Spiro Lekës e ka hedhur vështrimin tek ndeshje e radhës, ajo me Latinën.

Të fundit

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të...

Kosovë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale për Thaçin

Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Hysni...

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona. Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe Rashford. Për këtë, sakrifica duket...

Lajme të tjera

Web TV