Dieta më e mirë kundër problemeve me stomakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në organizmin e gjithsecilit jetojnë me miliona baktere të cilat ndahen në dy grupe të mëdha.

Ato të mirat dhe të këqijat, për të cilat me siguri keni dëgjuar të flitet shpesh. Këto baktere luajnë një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në sistemin tretës.

Quhen flora e stomakut dhe ndihmojnë metabolizmin të tresë ushqimin në mënyrën e duhur, gjithashtu mbrojnë sistemin tretës.

Ushqimi njihet si një nga ndikuesit më të mëdhenj të organizmit, e po këtë rol e ka edhe në shëndetin e të gjithë sistemit tretës.

Disa ushqime mund të ndikojnë shumë ngeativisht tek shëndeti i stomakut dhe disa të tjera mirë.

Si ndikon ushqimi

Siç thamë edhe më lart, ushqimi është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë organizmin. Në studimin më të fundit nga UEG merret në shqyrtim pikërisht lidhja mes ushqimit dhe metabolizmit.

Në studimin ku morën pjesë rreth 1400 persona, u gjet një mënyrë e caktuar të ngrëni e cila favorizon shëndetin e stomakut. Ekspertët rekomandojnë dietën Mesdhetare si një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.

Me këtë dietë do të arrini të ndihmoni sistemin tretës të funksionojë mirë, por edhe të gjithë organizmin.

Çfarë është dieta Mesdhetare

Dieta Mesdhetare është një mënyrë të jetuari përveçse një mënyrë të ngrëni. Quhet kështu pasi është karkateristikë e vendeve të Mesdheut dhe përmban ushqime të cilat prodhohen më së miri në këto vende.

Baza e kësaj diete janë frutat, perimet, bishtajorët, arrorët, peshku dhe bulmeti. Ekspertët këshillojnë të vendosni të parin konsumimin e shumë perimeve dhe frutave të stinës.

Gjithashtu drithrat, arrorët ndihmojnë në formimin e baktereve të mira e inflamatore për organizmin.

Lexo edhe :  Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Regjimi ushqimor i bazuar në këtë dietë ndihmon organizmin të qëndrojë i pasur në vitamina e minerale të nevojshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara,...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Lajme të tjera

Web TV