Disa këshilla të thjeshta për tipat e ndrojtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka njerëz që miqësohen shpejt, janë pa komplekse e për rrjedhojë nuk e kanë problem kontaktin me njerëz të panjohur më parë. Por ka të tjerë, që e vuajnë shumë takimin me persona të panjohur. Djersë të ftohta, belbëzime, humbje kontrolli… për disa kjo gjendje është një torturë e vërtetë. Nga lind ky ankth? Ka disa hapa që mund t’ju bëjnë të hidhni pas drojën…

Shënoni gjithçka
Mbani një fletore me vete. Sa herë që ndodheni në vështirësi shkruani në të ndjenjat tuaja, mendimet që ju vijnë menjëherë ndërmend duke i shoqëruar me analizat e detajeve sipas interpretimit tuaj. Vetëvëzhgimi ju lejon të largoheni nga ndjesitë e ndrojtjes apo të turpit. Ky është hapi i parë që të shkëputeni nga ndjenja e ankthit.

Përballuni

Nevojitet kurajë për të folur në publik, por përballja është e vetmja mënyrë për të minimizuar problemin. Duhet të bisedoni me njerëz të panjohur, të përfshiheni në debat, të thelloni njohjet e reja. Ushtrohuni duke u përfshirë në diskutime mes miqve dhe njerëzve të afërm.

Filmoni veten
Për të kuptuar më mirë dobësitë tuaja, filmoni veten. Pastaj rikthejuni filmimit me qëllimin për të analizuar detajet e mëposhtme:

Zëri – Zëri është elementi bazë për të shprehur qartë atë që mendoni. Duhet të keni një ritëm të rregullt të frymëmarrjes, të flisni me zë të qartë dhe të plotë. Sa më ngadalë të flisni, aq më të qetë do të jeni dhe aq më shumë do të ulet ankthi.

Kontakti me sy – Kontakti viziv është i rëndësishëm. Zgjidhni që të rrini përballë dikujt që ju bën të ndiheni mirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjyqi për “Gërdecin”/ Mediu: Pretendojnë se rrita kalibrat e municioneve

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO ku u zhvillua seanca për dosjen Gërdeci, u shpreh se...

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj/ Reagon sërish Rama: PS s’është zyrë avokatie e Erionit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u vendos në pranga me urdhër të SPAK...

Shqipëria del në tregun ndërkombëtar/ Emëton eurobondin e ri prej 650 milionë euro

Shqipëria do të marë një Eurobond në vlerën e 650 milion eurove. Qeveria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare, ku synon që të marrë...

Hëna e Dëborës 2025/ Kur dhe si ta shihni këtë spektakël qiellor

Hëna e plotë e dytë e vitit, e njohur si Hëna e Dëborës, do të shfaqet në kohën e duhur për Ditën e Shën...

Egli në debat me Gjestin: “Kam faj unë që të jap mundësinë ty…”!

Gjesti dhe Egli pas Prime-t të djeshëm kanë diskutuar në oborrin e shtëpisë të mërzitur me njëri tjetrin. Gjesti bëri disa deklarata që e...

Lajme të tjera

Web TV