Gjyqi në CAS për Çinarin, Partizanit i zhbllokohet merkato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse në një moment të caktuar u duk si një “betejë e humbur”, ka ardhur më në fund ehe lajmi që e prisnin të gjithë te Partizani. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës ka vendosur të heqë pezullimin e merkatos së të kuqve kryeqytetas lnë lidhje me çështjen e transferimit të Erald Çinarit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Partizani ka dhënë lajmin e mirë për gjithë tifozerinë e vet.
Klubi kryeqytetas tani mund të ndërhyjë në merkato që në këtë dimërore që sapo ka nisur, diçka që do e bëjë më në fund për t’i dhuruar trajnerit Ilir Daja një ekip sa më të fortë teksa janë luajtur 12 javët e para të Kategorisë Superiore. “Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari”, – thuhet në postimin e të kuqve kryeqytetas.
“Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e janarit“, – përfundon njoftimi në fjalë. Partizani kishte hapur një proces gjyqësor në CAS kundër NK Istra, FIFA-s, Vllaznisë dhe Erald Çinarit.
Kjo për shkak se FIFA kishte vendosur t’u mbyllte merkaton dhe i kishte gjobitur me 83 mijë euro (gjobë që duhet të paguhet së bashku me futbollistin), pasi shkodrani kishte firmosur dy kontrata. Gjyqi është zhvilluar në mesin e dhjetorit dhe Partizani ka dalë sot me njoftimin që shpjegon edhe vendimin përfundimtar. Vendimi i CAS-it është një lajm i mirë edhe për Vllazninë, e cila detyrohej të paguante diçka më tepër se 8,000 Euro në këtë mes.

Të fundit

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Lajme të tjera

Web TV