Vdes në moshën 65-vjeçare aktorja e famshme që luajti me “Agjentin 007”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tanya Roberts ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Sipas mediave të huaja, aktorja amerikane nuk ishte ndjerë mirë në prag të Krishtlindjeve pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj. Sipas përfaqësuesit ligjor, aktorja ka ndërruar jetë në Cedars-Sinai në Los Angeles, dhe shkaku i vdekjes nuk lidhet me Covid-19.

Roberts, emri i vërtetë i së cilës është Victoria Leigh Blum filloi karrierën e saj si modele para se të bëhej pjesë e kinematografisë. Ajo bëri debutimin e parë në film në 1976 në “Forced Entry”. Më pas u shfaq në një seri filmash duke përfshirë “The Beastmaster”, “Sheena: Queen of the Jungle”, “Body Slam” dhe “Night Eyes”.

Aktorja Tanya Roberts pozon në tapetin vjollcë gjatë zbulimit të klubit të natës 3121 në Rio All-Suite Hotel & Casino në Las Vegas, Nevada 8 nëntor 2006. Prince do të performojë në klub të Premten dhe të Shtunën në mbrëmje duke filluar nga 10 Nëntori. / Steve Marcus (SHTETET E BASHKUARA)

Roberts ishte e njohur më së shumti për rolin e Stacey Sutton bashkë me Roger Moore, agjentin 007 në “A View To A Kill”. Aktorja interpretoi gjithashtu dhe në “That ’70s Show” si Midge Pinciotti, por më pas u largua nga seriali në 2001 për t’u kujdesur për burrin e saj të sëmurë, i cili vdiq në 2006.

Të fundit

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Lajme të tjera

Web TV