Shurupi i kollës me mjaltë dhe trumzë, receta që duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolla është një nga simptomat më problematike të rënies së temperaturave dhe ndryshimit të stinëve. Ajo është e bezdisshme, këmbëngulëse dhe nuk të lë të qetë.

Në vetvete kolla është një refleks i organizmit për të pastruar fytin nga sekrecionet dhe substancat irrituese.

Kolla që zgjat më pak se tre javë konsiderohet akute ndërsa kolla që zgjat më shumë se 8 javë është kronike. Përveç medikamenteve farmaceutike, njeriu mund të përdorë edhe produkte apo bimë mjekësore të cilat janë mjaft të thjeshta për t’u gjetur madje mund t’i keni në shtëpinë tuaj.

Me to mund të përgatisni shurupe dhe çajra me efekte shumë mirëbërëse. Një prej kurave më të rekomanduara të AgroWeb.org ju është ajo me mjaltë dhe trumzë.

Trumza është një bimë aromatike që ka shumë vlera për shëndetin e mushkërive. Ajo ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes, kundër kollës dhe bllokimit të kraharorit. Mjalti nga ana tjetër lufton bakteret dhe inflamacionin. Ai është efikas kundër alergjive, kollës, konstipacionit dhe imunitetit të plogësht.

Si Të Përgatisni Shurupin e Mjaltit Me Trumzë Kundër Kollës

Përbërësit:

30 gramë trumzë

3 filxhanë ujë

Gjysëm filxhani mjaltë

Përgatitja:

Vendoseni ujin në zjarr dhe më pas shtoni trumzën.

Uleni temperaturën, mbyllni kapakun e çajnikut dhe lëreni të valojë deri sa uji të ketë avulluar duke u përgjysmuar në sasi.

Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Më pas kullojeni çajin dhe shtoni mjaltin duke e përzier me lugë druri deri sa të jetë tretur.

Mjalti nuk duhet hedhur kur lëngu është i nxehtë, sepse nxehtësia shkatërron të gjitha vlerat ushqyese dhe mjekësore të mjaltit.

Lëngun hidheni në një shishe qelqi dhe mund ta mbani në frigorifer për 6 javë.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni nga 1 lugë çaji çdo disa orë për të zbutur dhe eliminuar kollën.

Kjo kurë nuk rekomandohet për fëmijë nën dy vjeç dhe as për diabetikët.

Të fundit

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

Lajme të tjera

Web TV