Xhaçka i dorëzon detyrën Peleshit: FA kanë një të ardhme të ndritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olta Xhaçka i ka dorëzuar sot detyrën, Niko Peleshit, i cili nga sot merr drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Xhaçka, që sot mori detyrën e ministres së Jashtme, u shpreh se është e lumtur që stafetën ia kalon një miku të mirë.

Teksa falenderoi ekipin që punoi në këto vite, ndër të tjera ajo tha se Forcat e Armatosura kanë një ardhme të ndritur përpara.

FA janë familja ime, ku kam jo thjesht kolegë e bashkëpunëtorë, por edhe shumë miq të mirë Falënderoj çdo kuadro e çdo efektiv e çdo punonjës të kësaj ministrie. Falënderoj shefin e Shtabit, gjeneral Bajramin, që ka qenë një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm.

Falënderoj shumë Petro Koçin, kolegun e mikun e mirë, të përkushtuar e të papërtuar. Jam e bindur qe Petro do te mbeshtese po njesoj Nikon ashtu si edhe mua për modernizimin e FA. Ndihem mirë që së bashku ia kemi dalë të bëjmë punë vërtet të rëndësishme

Sot FA janë një institucion që gëzon respektin dhe admirimin e shqiptarëve. Pas tërmetit e pandemisë qytetarët shqiptarë kishin sigurinë që nuk do të ishin kurrë vetëm. Me reformat dhe ngritjen e AKMC kemi kontribuar për sigurinë e mirëqenien e qytetarëve

Dua tu falënderoj të gjithëve. Do të kishte qenë e pamundur po të mos kishim punuar aq fort. Djemtë dhe vajzat tona në misione meritojnë mirënjohjen më të thellë. Të gjitha këto janë veç provat e një transformimit të madh që ka nisur te FA. E kam mbi të gjitha fjalën për filozofinë e re që ka nisur të konsolidohet”, u shpreh ajo./Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV