Dita e ujit të bekuar, pandemia ndalon ritualin e hedhjes së kryqit në ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë u krye vetëm rituali i bekimit të ujit, një simbolikë e pastërtisë, jetës dhe shpëtimit për besimtarët e krishterë ortodoksë.

Këta të fundit marrin në bidonë ujin e bekuar dhe e çojnë në shtëpitë e tyre pasi besojnë se ka veti shëruese dhe duhet konsumuar kur këta të fundit kanë probleme shëndetësore.

Ka munguar rituali i Epifanisë (hedhjes së kryqit në ujë), ku vitet e kaluara me dhjetëra të rinj sfidonin temperaturat e ulëta për të kapur kryqin e bekuar, ndërkohë këtë vit nuk është zhvilluar për shkak të masave parandaluese anticovid në vendin tonë.

Gjithashtu edhe në Durrës, si asnjëherë tjetër nuk do të hidhet kryqi në ujë. Kisha Ortodokse ka marrë vendimin që të mos organizojë ceremoninë e Ditës së Ujit të Bekuar, që konsiston me hedhjen e kryqit në ujë.

Kjo ceremoni është traditë të organizohet në detin Adriatik, pranë portit të qytetit. Ndërkohë, autoritet e kishës Ortodokse kanë njoftuar vetëm për një ceremoni meshë që do ë mbahet në kishën e Shën Astit dhe Shën Pavlit.

Dita e 6 janarit, është shumë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë, pasi simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të bekuar”.

Kjo festë është shprehja e faktit më qendror të vizionit të krishterë për njeriun si dhe për jetën e botën e tij. Shenjtërimi i ujit vërtetohet sot nga të krishterët, të cilët në çdo 6 janar mbushin ujë të bekuar, i cili qëndron i freskët deri në 6 janarin e vitit tjetër./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Klajdi Musabelliu i emocionuar teksa hyn në shtëpinë e re, shikoni reagimin e tij (Video)

Aktori Klajdi Musabelliu i njohur dhe si ish-banor i “BBVA4” emocionoi me historinë  e jetës së tij dhe vështirësitë ekonimike që ka...

Kreu i KQZ thirrje emigrantëve: Ndiqni manualet në PER para aplikimit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje emigrantëve që të ndjekin videot dhe manualet ndihmëse në platformën PER për të mësuar se...

“Diaspora voton për PD”, Baçi: Protesta e 8 shkurtit do jetë madhështore!

Deputeti i PD Luan Baçi tha se shumica dërrmuese e votave të diasporës janë për të Djathtën. Në një intervistë në News 24, ai...

SPAK në kërkim të diplomës së humbur!

Nga Lutfi Dervishi Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret...

Elton Ilirjani zbulon surprizën e madhe që e pret Parashqevinë pas daljes nga spitali!

Elton Ilirjani ka zbuluar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali psikiatrik, pasi iu nënshtrua terapive një muaj më parë. Krahas fotove...

Lajme të tjera

Web TV