Do hetonin origjinën e Covid, OBSH ndalohet të hyjë në Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që do të hetonte origjinën e Covid-19 në qytetin e Wuhan i është mohuar hyrja në Kinë.

Dy anëtarë ishin nisur tashmë në udhëtimin e tyre, por njëri tani është kthyer dhe tjetri është në tranzit në një vend të tretë. OBSH tha se problemi ishte mungesa e lejeve të vizave.

Hetimi i shumëpritur u dakordua nga Pekini në dhjetor pas shumë muajsh negociatash me OBSH.

Virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, me shpërthimin fillestar të lidhur me një treg.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte përfunduar ende lejet për mbërritjet e ekipit.

OBSH ka punuar për të dërguar një ekip prej 10 ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë me qëllim që të hetojë origjinën shtazore të pandemisë dhe saktësisht se si virusi kaloi për herë të parë tek njerëzit. Muajin e kaluar u njoftua se hetimi do të fillonte në janar të 2021./Bl.Ba./Fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV