I qëlluan me armë drejt makinës, pista kryesore e hetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë ku në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduart Pica, 25 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se Pica 3 vite më parë ka qenë i ndaluar për një aksident të ndodhur në Fushë Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes...

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga...

Lajme të tjera

Web TV