Legjionarët, Ismajli “skuqet” në fitoren e Specias, në Napoli, Hysaj e Rrahmani, në stol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e tij fiton me përmbysje 2-1 në Napoli, Hysaj dhe Rrahmani, në stol. Specia e ka befasuar Napolin të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Diego Armando Maradona”, të vlefshëm për javën e 16-të të Serisë A. Vizitorët mposhtën napolitanët me rezultatin 2-1, ndërsa futbollisti i Kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli, u ndëshkua me të kuq në pjesën e dytë, teksa gjithçka ishte në barazpeshë, në shifrat 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por Napoli i trajnerit Xhenaro Gatuzo, pjesë e së cilës janë edhe Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, por që qëndruan në stol dhe nuk u aktivizuan për asnjë minutë, kaloi në epërsi të parët në minutën e 58-të. Andrea Petanja shënoi golin e parë, pas pasimit të Xhovani Di Lorencos nga e djathta e sulmit të skuadrës vendase. Sidoqoftë, Specia arriti t’i barazojë shifrat 10 minuta më vonë, kur M’Bala Nzola u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Ndërkohë, qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Ismajli, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 61-të, vijoi të merrte kartonin e dytë të verdhë 16 minuta më pas dhe e la skuadrën me një lojtar më pak në fushë. Megjithatë, edhe pse me një lojtar më pak, Specia gjeti golin e fitores tetë minuta para fundit. Mesfushori Tomazo Pobega ishte autori i golit të fitores, që ishte e para për skuadrën e tij pas plot 8 ndeshjeve rresht.
Pas kësaj humbjeje, Napoli mbetet prapa në tabelën e renditjes, teksa në 15 ndeshje ka grumbulluar 28 pikë dhe mban vendin e 5-të. Ndërsa Specia është në vendin e 16-të me 14 pikë, pas 16 ndeshjeve të luajtura

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV