Sherr me sende të forta në Fushë Krujë, ndalohet 43-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 43-vjeçar është ndaluar nga policia ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim.

Ata të dy akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta dy persona në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur më 26 Dhjetor të vitit të kaluar.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha merr pjesë në homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nderoi sot regjisorin e shquar Dhimitër Anagnosti në ceremoninë e homazheve të zhvilluara...

Mblidhen ministrat për çështjet evropiane, mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Ministrat për Çështjet Evropiane nga të 27 vendet e BE-së po marrin pjesë në një takim informal ministror në kryeqytetin danez. Fokusi i diskutimit janë...

Homazhe për Dhimitër Anagnostin, miq, kolegë e politikanë përulen para regjisorit të madh

Aktorë, kolegë, miq dhe politikanë po marrin pjesë në homazhet e lamtumirës për mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Homazhet nisën në orën...

Homazhet për Dhimitër Anagnostin, Rama nderon ikonën e artit shqiptar në TKOB (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën...

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV