“Tereza e Bekuar e Kalkutës” dhe mision i saj në Indi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në janar të vitit 1929, Tereza, kjo murgeshë e përkushtuar, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar “Tereza e Bekuar e Kalkutës”, por njihet si Nënë Tereza.

Kjo shqiptare e lindur 26 gusht 1910, themeloi urdhrin Misionaret e Bamirësisë, sot aktiv në 133 vende, me shtëpi për personat me HIV / AIDS, lebra dhe tuberkuloz, me kuzhina për ushqim falas, jetimore, shkolla e etj.

Anëtaret e misionit te saj quhen Motra; ato duhet t’i përmbahen zotimit për “dëlirësi, varfëri dhe bindje, shërbime të përzemërta dhe falas për më të varfrit e të varfërve”.

Nënë Tereza ka marrë nderime të shumta nga bota, përfshi Çmimin Nobel të Paqes (1979). Ajo vdiq me 5 shtator 1997.

Në fund të vitit 2003, Nënë Tereza u lumturua nga Vatikani; një mrekulli e dytë e kryer me ndërmjetësimin e saj është e nevojshme të vërtetohet, para se ajo të mund të njihet si shenjtore nga Kisha Katolike.

Nënë Tereza, e adhuruar dhe respektuar nga shumë njerëz, ka edhe kritikët e saj, që thonë se ajo nuk siguroi kujdes mjekësor për njerëzit e sëmurë, ose se ka patur marrëdhënie të mira me diktatorë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV