Vrau dy motrat në Astir, Përparim Ademi tenton vetëvrasjen në qelinë e burgut

Përparim Ademi, i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi paraditen e 31 Dhjetorit 2020 në zonën e Astirit ka tentuar që të vetëvritet në burg.

Sipas informacioneve për mediat, ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Akti tragjik është ndaluar nga gardianët dhe është çuar spitalin e burgut ku i është bërë qetësues.