Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare Dua Lipa, ka reaguar ndaj protestës së dhunshme e cila është zhvilluar ditën e djeshme në SHBA, duke i quajtur protestuesit “terroristë”.
Ajo këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit të saj social në Instagram, në opsionin Instastory, ku edhe ka publikuar një foto të protestuesve duke i quajtur “terrorist”. “I quani ata siç janë: terroristë”, shkruan Dua.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pasur reagime të ashpra dhe të shumta ndaj qeverisjes dhe politikave të Donald Trump, ndërkohë që gjatë zgjedhjeve ajo i ka bërë thirrje ndjekësve të saj për të votuar Joe Biden./Bl.Ba/Fjala.al