Zgjedhjet e 25 prillit/ Gazment Bardhi drejtues politik për Elbasanin dhe Edi Paloka për Durrësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritjes së strukturave të Partisë Demokratike për të mësuar emrat e drejtuesve të qarqeve, duket se po i vjen fundi.

Sot pritet të prezantohet Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi si drejtues politik për qarkun e Elbasanit, ndërsa nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka për Durrësin.

Kujtojmë se PD-ja rreth dy javë më parë emëroi Helidon Bushatin në Shkodër dhe Enkelejd Alibeajn në Fier.

Numri i drejtuesve politikë shkon në 5 po të shtojmë këtu edhe Bujar Leskajn, i prezantuar më herët si drejtues i qarkut të Vlorës. Në ditët në vijim pritet të zyrtarizohen edhe emrat e drejtuesve të 7 qarqeve të tjera të mbetura.

Kjo lëvizje shënon edhe ndezjen zyrtare të motorëve të fushatës elektorale të demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Këto vendime janë konsideruar si të vonuara nga aleatët e opozitës, pasi kundërshtari politik, Partia Socialiste i ka shpallur drejtuesit e qarqeve që në muajin shtator./Re.D/ Fjala.al

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV