Makina përplaset me murin e varrezave, vdes i riu shqiptar në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Montorio Romano në Itali. Sipas mediave italiane, viktimat janë Dante Cappai 23-vjeç dhe Erik Vuka 25-vjeç me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 janarit në veri të kryeqytetit italian. Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë, të cilët ishin miq, u përplas me murin rrethues të varrezave.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë erdhën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën t’i shpëtonin dy të rinjtë nga vdekja.

Vuka u transportua me ambulancë në gjendje kritike dhe ndërroi jetë pak minuta pasi u dërgua në spitalin Grottarossa, raportojnë mediat italiane.

Në timonin e makinës ndodhej 23-vjeçari, i cili kishte lindur në Kaljari, ndërsa, Eriku, i cili mësohet se ka lindur në Shqipëri, ishte në sediljen e pasagjerit.

Autoritetet tashmë kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e plota që shkaktuan aksidentin tragjik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Lajme të tjera

Web TV