Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi tentativës për të vjedhë një makinë. Policia e Tiranës zbulon gjithashtu dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky person.
Mësohet se në pranga ka rënë Mirdash Osmani 39 vjeç, pasi 2 ditë më parë, pak pas mesnate në Kinostudio ka tentuar të vjedhë një makinë “Golf 5”, por është pikasur dhe vjedhja ka dështuar.
Është njoftuar policia e cila pas grumbullimit të provave që ka lënë nga pas 39-vjeçari ka mundur ta identifikojë atë dhe ta vërë në pranga.
Policia ka ushtruar kontroll në servisin që i arrestuari kishte në Shupenzë të Bulqizës ku janë gjetur çelësa, pulte dhe pajisje të tjera që 39-vjeçari përdorte për vjedhje si edhe targa mjetesh e sende që u përkisnin makinave të vjedhura më parë./Bl.Ba/Fjala.al