Sulmi ndaj Kongresit amerikan, “The Simpsons” ka parashikuar gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skena që krisi imazhin e demokracisë amerikane, ku qindra qytetarë arritën të futen në Kongres ndërkohë që do të konfirmohej rezultati i zgjedhjeve të fituara nga Joe Biden, është parashikuar nga Matt Groening, krijuesi i “The Simpsons”.

Në episodin e parë të sezonit të 11-të, protagonistët e The Simpson, Mel Gibson së bashku me Homerin, fillojnë sulmin ndaj Kongresit.

Tre vjet më parë, në një episod tjetër, u paraqit skenari shqetësues i sulmit në Capitol Hill.

Trumpianët e veshur me brirë dhe lesh, si konspiracionisti Jake Angeli, i quajtur Shaman, sulmuan selinë e Kongresit, së bashku me qindra njerëz të ekzaltuar, shkatëruan dyert, tavolinat, dritaret dhe u shfaqëm me parullat e tyre në ambientet e Capitol Hill.

Imazhe këto që kanë bërë xhiron e botës, duke ngjallur befasi dhe çorientim në miliona njerëz.

Por jo të gjithë adhuruesit e serialit vizatimor më të famshëm në botë, “The Simpsons”, e kishin parashikuar këtë skenë.

Në një prej episodeve të këtij seriali vizatimor, njëri  prej senatorëve vritet nga Gibson. Groening, si një vëzhgues i mprehtë i realitetit, ka treguar ndër vite që mund të parashikojë shumë situata, duke nisur nga performanca futuriste e Lady Gaga në Super Boël, e imagjinuar tetë vjet më parë, deri tek zgjedhja e Donald Trump, e paralajmëruar në episodin “Bart to the Future”  i transmetuar në vitin 2000.

Sulmi që mbështetësit e Trump bënë në Capitol Hill është paraqitur në një prej episodeve të transmetuara në 1 nëntor të 2020, dy ditë para zgjedhjeve presidenciale me titull “Treehouse of Horror XXXI” i cili paraqet një skenar të luftës civile, si pasojë e një revolte pas zgjedhjeve.

Të fundit

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport...

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi...

Neni 503, 504, 506… Kodi Penal… I thoni tellallit tua kujtojë

Nga Leonard Veizi Kodi i ri Penal, i prezantuar së fundmi si draft nga qeveria, ka ndezur debate të forta mes juristëve, gazetarëve dhe qytetarëve...

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar i vendosur i Donald Trump,...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV