Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, flet para duelit me Teutën: Ta vazhdojmë aty ku e lamë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Vllaznisë flet para sfidës së të premtes me ndjekësen më të afërt, Teutën. Viti i ri në Kategorinë Superiore nis të premten në mbrëmje me takimin Vllaznia-Teuta, që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Duke folur të enjten për mediat, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, kërkon nga skuadra ta vijojë aty ku e la vitin e shkuar. Kryesuesja e Kategorisë Superiore, Vllaznia, e nis 2021-shin me përballjen në shtëpi me Teutën, dhe, duke folur në konferencën për shtyp, trajneri Tomas Brdariç, kërkon nga skuadra ta vijojë aty ku e la vitin e shkuar.

“E kemi filluar vitin me plotësimin e skuadrës me një sulmues të mirë si Avdijaj dhe po shohim gjithmonë përpara se ajo që ka kaluar, ka kaluar, – ka thënë ai. – Ne jemi skuadër që do të përmirësohet dhe të vazhdojë punën e përkushtimin. Duam të tregojmë paraqitje si vitin e kaluar. Jemi në një pozitë ku çdokush duhet të na kapë dhe mundë, jemi në vend të parë dhe duhet ta mbrojmë e do ta tregojmë ndaj Teutës nesër.” Skuadra durrsake është ndjekësja më e afërt e shkodranëve, por edhe e vetmja që nuk ka pësuar humbje.
Trajneri gjerman u kuqebluve beson se kjo do të ndryshojë të premten, teksa thotë: “Teuta e pamposhtur? E dimë, e kemi parë si luajnë dhe mendojmë se ne kemi shanse të mira në fushën tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin të mundim Teutën. Ajo është një skuadër shumë e fortë, ka trajner me eksperiencë, fituese e Kupës. Mendoj se skuadra ka shumë motivim për të treguar se duam të fitojmë, do të jetë një ndeshje e fortë, duhet të jemi të fokusar dhe të uritur të fitojmë kundër Teutës.” Trajneri i Vllaznisë ka prekur edhe çështjen e merkatos.

Lexo edhe :  E bujshme/ Djali i trajnerit Carlo Ancelotti merr drejtimin e ekipit të madh brazilian

“Dhurata në merkato? – deklaroi ai. – Kemi dhënë shumë dhurata anë këto 6 muaj. Nuk jemi me ngut të afrojmë lojtarë. Nëse gjejmë lojtarë të mirë për këtë klub, mund të bëjmë diçka. Nuk ka asnjë gjë të veçantë për të folur për momentin. Kur të kemi diçka do të flasim.” Në fakt, burime zyrtare të klubit kanë pohuar për Fjala.al se futbollisti Ibrahim Dunga është drejt largimit, teksa po shqyrtohet mundësia që ai të shitet në një klub tjetër, por nuk jepen hollësi të mëtejshme. Takimi Vllaznia-Teuta do të luhet të premten, në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 18:00.

Të fundit

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin...

Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

12 Korrik 1817 Më 12 korrik 1817, në qytetin Concord të Masaçusetsit, lindi Henry David Thoreau – një nga mendimtarët më të thellë të Amerikës...

“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

Rama lë pas të gjithë VIP-at/ Mbi 4 mijë ndjekës në vetëm një javë në Instagram

Kryeministri Edi Rama ka shënuar rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shtuar plot 4 mijë ndjekës. Nga 633 mijë...

Lajme të tjera

Web TV