“Deri më tani s’kemi familje të rrezikuara nga uji”/ Ministri Peleshi flet mbi situatën e përmbytjeve në qarqe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi foli sot në mledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile lidhur me situatën e përmbytjeve në vend.

Ai theksoi se deri më tani nuk kemi familje të rrezikuara nga uji, ndërsa u shpreh optimist duke iu referuar parashikimit për rënie të intensitetit të reshjeve pas orës 1:00 të mesnatës. “Sot që flasim parashikimi ynë nuk është dramatik sa i përket lumit të Vjosës”, tha Peleshi duke bërë një rezyme të situatës në qarqe.

“Sot që flasim nuk kemi familje të rrezikuara nga uji. Po lexoj disa shifra shpejt e shpejt. Fshati Obot është rrethuar nga uji. Në dispozicion janë forcat tona të ushtrisë. Shkarkimet janë të moderuara. Gjatë natës së sotme deri në 1:00 të mëngjesit do kemi reshje mesatare, pastaj do të bien në kuotën 10-15 mm. Kemi tre izolime shtëpish në Vaun e Dejës, por s’ka nevojë kritike për evakuim. Në Lezhë sipërfaqja e përmbytur është pothuajse si në Shkodër, është 2500 hektarë. Janë evakuuar dy familje, një në Lezhë dhe një në Kyrbin”, tha Peleshi.

“Kemi kuota shumë të larta në lumin Drin, pothuajse maksimale. Është ndërhyrë në argjinaturën e lumit Gjadër nga bashkia dhe drejtoria e Ujijtjes. Në Jug, ka vetëm një shembje në rrugën Borsh-Piqeras. Niveli i ujit te Ura e Mifolit është 6.2 metra. Në orët në vjim kjo rënie e lehtë që po vazhdon në Memaliaj do të refektojë në Urën e Mifolit, për të mos patur me shpresë dalje të Vjosës nga shtrati. Sot që flasim parashikimi ynë nuk është dramatik sa i përket lumit Vjosës. Nesër do të ketë një ulje, në dy ditët e tjera do të ketë një rritje të rreshjeve. Në qarkun e Fierit kuota e lumit Vjosë në orën 17:30 është 5.4, nga 6.5 që është kuota e alarmit. Hidrovorët janë në gatishmëri. Në aksin Fier-Ballsh ka pasur një rrëshqitje dheu”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Peleshi deklaroi se situatë emergjente kemi në qarkun e Gjirokastrës ndërsa tha se Forcat e Armatosura kanë dyfishuar gatishmërinë.

“Në Fushë-Krujë ka një rritje të lumit Zezë, përmbytje të 360 ha tokë në Bubq. Në bashkinë Durrës ka dalje të lumit Erzen dhe Ishëm nga shtrati. Në qarkun e Gjirokastrës kemi situatë emergjence. Sa i përket parashikimit FA kanë dyfishuar gatishmërinë. Kemi 261 forca të specializuara dhe 10043 forca të tjera në dispozicion. Sa i përket parashikimit në ditën e nesërme pas orës 1 të mëngjesit reshjet do të bien në nivelin 10-15 mm. Pika më intensive e reshjeve do të jetë data 11 në qarkun Kukës, Shkodër, Lezhë ku do arrijnë 80-100 mm”, shtoi ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV