Disa mënyra për ta bërë kafenë një pije të shëndetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të apasionuarit pas kafesë mburren me faktin se kjo e fundit është e pasur me antioksidantë dhe mund të shmangë një sërë komplikacionesh shëndetësore. Nëse dëshironi të maksimizoni vlerat e kafesë ja disa këshilla se si të shijoni ritualin e papërsëritshëm të mëngjesit.

Në fillim një gotë ujë
Njerëzit që e nisin ditën me një filxhan kafeje, nuk pijnë mjaftueshëm ujë gjatë ditës. Ekspertët rekomandojnë që të pini një gotë me ujë kur të zgjoheni dhe përpara se të pini kafenë. Për më tepër, ekspertët thonë se rituali i ujit duhet të vazhdojë edhe gjatë ditës që të jeni të hidratuar.

Hiqni dorë nga ëmbëlsuesit artificialë
Ëmbëlsuesit artificialë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rrezikun në rritje të mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Ekspertët thonë se është më mirë të përdorni fare pak sheqer të vërtetë sesa ëmbëlsues artificial.

Vetëm një lugë sheqer
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon përdorimin e jo më shumë se 6 lugëve çaji me sheqer në ditë. Përpiquni të rezervoni vetëm një lugë çaji me sheqer për kafenë tuaj dhe jo më shumë.

Shtoni erëza
Nëse jeni të angazhuar në misionin e heqjes dorë nga sheqeri, atëherë zgjidhni erëza të ëmbla pluhur siç janë xhenxhefili, arrëmyshku, karafili apo kanella. Këto erëza rrisin ndjeshëm dozën e antioksidantëve. Kanella ka vlerën e shtuar sepse ndihmon të ulë sheqerin në gjak dhe është e pasur me antioksidantë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e...

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

Lajme të tjera

Web TV