Juna, kampionia e “body-building” që sfidon gjymtimin dhe triumfoi ndaj vështirësive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-atletja kineze, tanimë me aftësi të kuafizuara, Juna, ka fituar titullin “kampion” në “body-building”. 35-vjeçarja, me një këmbë, është ngjitur në skenë dhe ka fituar zemrat e mijëra ndjekësve, me paraqitjen e saj.

Kështu, mes lotësh, Gui Juna, tregon për humbjen e këmbës së djathtë në një aksident rrugor në moshën 7 vjeç dhe se si e ngacmonin në shkollë duke ia hequr patericën për ta rrëzuar.

Por ata nuk do të guxonin ta bënin atë tani, kur 35-vjeçarja është fituese e Çmimit që e kualifikon për në Paraolimpiadë. Gui, e cila garoi në kërcim së gjati në Paraolimpiadën e Athinës 2004, për herë të parë konkurroi në “body-building”, dhe fitoi. Imazhet e saj duke ecur në skenë me patericë dhe bikini, fituan zemrat e mjaft ndjekësve.

Me vendosmërinë e saj të çeliktë dhe qëndrimin pozitiv, ajo është marrë si një frymëzim në një vend ku njerëzit me aftësi të kufizuara janë shumë shpesh të paragjykuar. “Po, unë fitova vendin e parë, por jo për shkak të profesionalizmit ose muskujve, por për shkak të besimit dhe guximit tim për të qëndruar në skenë dhe për t’u treguar të gjithëve se unë mund t’ia dal”, – tha Gui.

Ajo tregoi për stërvitjen e saj intensive në një palestër të Shangait, si dhe nuk ka pothuajse asnjë kujtim të ditës fatale kur ajo u godit nga një kamion ndërsa po kthehej nga shkolla.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji,...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Lajme të tjera

Web TV