Njihuni me përfitimet e konsumimit të një gote vere në darkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shumë prej nesh, një gotë verë është një mënyrë e vogël për t’u qetësuar pas stresit të ditës, por ky shpërblim i thjeshtë pas darkës ndihet si një kënaqësi edhe më e mirë kur kuptoni të gjitha efektet e mrekullueshme që mund të ketë kjo. Përfitimet shëndetësore të verës pas darkës janë të shumta:

1- Vera e kuqe mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak

Për njerëzit me diabet të tipit 2, sekreti për uljen e sheqerit në gjak mund të qëndrojë në një gotë verë të kuqe – ose të bardhë. Në një studim të tetorit 2015, botuar në revistën Annals of Internal Medicine, studiuesit zbuluan se njerëzit me diabet tip 2 që pinin një gotë verë të kuqe ose të bardhë gjatë darkës kishin nivele më të ulëta glukoze sesa ata që pinin ujë. Ky nuk është studimi i parë që zbulon se vera ka një korrelacion me sheqerin në gjak.

2- Një gotë verë mund t’ju ndihmojë të humbni kile

Nëse shmangni alkoolin ose pini vetëm një gotë për raste të veçanta, kjo mund të jetë justifikimi i përsosur për të pirë më shpesh. Ndërsa konsumimi i alkoolit zakonisht shoqërohet me shtim në peshë, një studim i marsit 2010 i botuar në revistën Archives of Internal Medicine zbuloi se e kundërta ishte e vërtetë, shkruan “Living”. Studiuesit gjurmuan pothuajse 20,000 pjesëmarrës për gati 13 vjet, duke vërejtur se deri në fund të studimit, shumë prej grave që ndaluan pirjen kishin shtuar peshë.

3- Verë e kuqe mund të mbajë kujtesën tuaj të mprehtë

Duket qesharake që vera e kuqe mund të jetë sekreti për të qëndruar i mprehtë mendërisht, por kjo mund të jetë e vërtetë! Në një përmbledhje të Marsit 2012 të botuar në revistën Psychiatry Investigation, studiuesit shikuan të gjitha studimet e botuara midis 1971 dhe 2011 që hulumtuan efektet e alkoolit në njohje. Ata zbuluan se ka disa prova që sugjerojnë pirje të ulët deri të moderuar tek të moshuarit “mbron nga rënia njohëse dhe çmenduria”./Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV