Ruçi letër mirënjohje për Eliot Engel: Mbrojtës i pashoq i çështjeve të shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ia ka dërguar një letër mirënjohjeje kongresmenit në ikje të SHBA, Eliot Engel.

Ruçi thotë se Engel është një mbrojtës i pashoq i çështjeve të shqiptarëve Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada.

Ai shprehet i bindur se edhe pas përfundimit të shërbimit të Engel në Komitetin për Çështjet e Jashtme dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ai do të shërbejë me të njëjtin përkushtim për integrimin europian të Shqipërisë, dialogun Kosovë-Serbi etj.

Ju shpreh përgëzimet dhe mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale për dekadat e shërbimit Tuaj me përkushtim të jashtëzakonshëm në Dhomën e Përfaqësuesve, në Kongres dhe në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mbështetjen e zhvillimit, ruajtjen e paqes dhe inkurajimin e përpjekjeve të kombeve për liri, demokraci, siguri dhe mirëqenie.

Populli shqiptar ka vlerësuar dhe do të vazhdojë të vlerësojë në personalitetin Tuaj mbrojtësin e pashoq të çështjeve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada.

Jam i bindur se edhe pas përfundimit të shërbimit Tuaj në Komitetin për Çështjet e Jashtme dhe Dhomën e Përfaqësuesve, Ju do të vazhdoni t’u shërbeni me të njëjtin përkushtim bashkëpunimit tonë dypalësh, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mundësojë njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”, shkruan në letrën e tij  Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV