Një aksident me 0pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune, ku një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Korçë-Maliq.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Libonikut, ndërsa dyshohet se shkak për këtë të jetë bërë lagështira në rrugë ku mjeti ka rrëshqitur dhe është përmbysur.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al