Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga përmbytje të mëdha të cilat janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura. Problematike paraqitet zona e Shkodrës, Lezhës, Vlora.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale disa foto të fushave të mbjella, përmes të cilave kalon lumi Shkumbin. Kreu i Qeverisë bën krahasimin me opozitën e sotme, që asokohe ka qenë në pushtet.
Sipas tij në kohën e tyre për ditë të tëra fushat e mbjella notonin në ujë ndërsa sot falë punës së kësaj qeverie, situata është vënë nën kontroll.