Shembje dherash në disa zona në Lezhë, bie niveli i ujit në lumin Drin dhe Vjosë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shumta të shiut në Lezhë kanë shkaktuar shëmbje dherash në disa zona si; Torovici, Balldre, në lagjen Varosh, në Rrëshen dhe në Fan.

Mësohet se ky fenomen rrezikon disa banesa të cilat gjenden pranë zonëve në fjalë, por pavarësisht situatës së rëndë për këto zona, lumi Drin është rikthyer në shtratin e tij.

Sipas raporteve, deri më tani nuk ka shtim të sipërfaqeve të përmbytura, ndërsa rrezik mbetet rrëshqitja e dherave.

Gjatë gjithë natës në Lezhë, forcat e ushtrisë kanë ndenjur në gatishmëri duke qenë se situata parashikohej të agravohej.

Ndërkohë niveli i ujit në lumin Drin ka rënë me rreth 40 cm. Ndërsa bëhet e ditur se ka një tërheqje të konsiderueshme të ujit dhe nga tokat bujqësore të përmbytura.

Në këtë situatë ka ndikuar ndërprerja e reshjeve si dhe funksionimi i hidrovoreve me kapacitet të plotë gjatë natës.

Ndërsa edhe në qytetin e Vlorës janë përmirësuar kushtet atmosferike. Prurjet e lumit Vjosë kanë vijuar gjatë natës, teksa niveli i lumit arriti në  7.1 m ku aktualisht niveli ka rënë në 6.9 m.

Gjithashtu është evakuuar një familje në fshatin Fitore, si dhe janë ndihmuar për kalimin në katet më të larta të shtëpive të tyre edhe 4 familje të tjera./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Serbëve i pengon flamuri shqiptar, dështon takimi në Preshevë

Një takim në mes kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e ushtruesin e detyrës së drejtorit të shërbimit të...

PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Cole Palmer, lojtari më i mirë i...

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin...

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Neëark të...

Erion Braçe: Deputetët e rinj të PS nuk janë gati për politikë

Deputeti i PS, Erion Braçe për Report TV komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti...

Lajme të tjera

Web TV