Vodhi dhe ngacmoi seksualisht të moshuarën, 16 muaj burg për 31-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Saandës ka dënuar dje me 16 muaj burg një të ri të akuzuar për “vjedhje” dhe “ngacmim seksual”. Kristaq Mitro u dënua me 6 muaj burg për “vjedhje” dhe 20 muaj burg për “ngacmim seksual”.

Pasi bashkoi dënimet, gjyqtari Fatmir Ndreu e dënoi atë me 24 muaj burg dhe për shkak te gjykimit të shkurtuar i uli 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 16 muaj burgim.

Ngjarja ka ndodhur në datën 08.04.2020, ku shërbimet e Policisë Gjyqësore në stacionin e Policisë Livadhja janë njoftuar se në fshatin Neohor të Bashkisë Finiq kanë vjedhur banesën e shtetases Janulla Grigor Shozho.

Pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në fshatin Neohor dhe konkretisht në vendin ku kishte ndodhur ngjarja, që ishte banesa e shtetases Janulla Shozho, 76-vjeç, banuese në fshatin Jerme.

Përpara Policisë Gjyqësore kjo shtetase ka deklaruar se në mbrëmjen e datës 07.04.2020 është shtrirë për të fjetur gjumë si çdo ditë rreth orës 22:00 dhe ndërkohë pas 23:30 ka dëgjuar një zhurmë në dritare.

Në këtë kohë ka parë një person, i cili është futur brenda në dhomë, është afruar pranë saj dhe i ka folur në gjuhën greke me fjalët, “mos hap dritën, mos fol se do të mbys”. Personi filloi t’i bërtiste të dëmtuarës dhe njëkohësisht i kërkonte lekët se ku i kishte dhe po qe se nuk do t’ia jepte do t’a rrihte.

E dëmtuara Janulla Shozho i ka thënë se; “nuk kam lekë dhe merr çfarë të duash dhe mos më ngacmo se jam e sëmurë, jam me ilaçe”. E moshuara ishte në krevat e shtrirë dhe ndërkohe është ngritur në këmbë por personi që kishte hyrë në banesë e ka shtyrë atë me duar.

Lexo edhe :  Porti i ri/Ministrja Balluku:Përfundoi faza e parakualifikimit, do të jetë një port model

Më pas sipas të moshuarës, i riu nisi me gjeste të shëmtuara, duke e ngacmuar atë seksualisht. Shtetasja Janulla Zhozho ka deklaruar në atë kohë se personi i cili i kishte hyrë në shtëpinë e saj ishte shtetasi Kristaq Mitro, 31 vjeç, nga fshati Jerme dhe e njihte shumë mirë atë. Më pas ai i ka marrë telefonin të cilin e kishte te koka e krevatit dhe është larguar.

Në vijim Policia Gjyqësore ka këqyrur banesën e kësaj shtetase, ku ka rezultuar se dritarja e banesës ishte e shqyer me sende të forta.

Lidhur me këtë ngjarje Policia ka pyetur të riun, në prani të avokatit dhe përkthyesit. Ai ka deklaruar se ka qenë në shtëpi në Jerme dhe rreth orës 23:00 është nisur për në fshatin Neohor. Shton se kishte pirë pak alkool por ishte në gjendje të shikonte rrugën për të shkuar në fshatin Neohore.

Pasi është nisur në drejtim të shtëpisë së shtetasit Kristo Dai, pa dashur, vijon ai, ka ngatërruar rrugën dhe ka shkuar tek shtëpia e shtetases Janulla Shozho. Aty është futur në banesën e saj nga dritarja dhe pasi është futur në korridor ka hapur derën dhe ka ikur me shpejtësi.

Mitro ka deklaruar se më parë ka hyrë në banesat e shtetasve Foto Cilit, Orest Gribura, Jani Angjeli, Filip dhe Vasil Cura, ku ka vjedhur ushqime, raki apo vaj.

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV