“Gara për t’i shpëtuar nga kampi xhihadist!”/ BBC reportazh për shqiptarët në kampin ‘Al Hol’ në Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria garon për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist”! Kështu është titulli i një reportazhi të bërë nga BBC për Shqipërinë dhe operacionet e nisura për shpëtimin e fëmijëve shqiptar nga kampi i ferrit i quajtur ‘Al Hol.

Shkrimi nis me historinë e Eva Dumanit, motrën e Endrit, e cila nuk u kthye në Shqipëri së bashku me vëllanë e saj. Nga informacionet që u raportua ishte se Eva ishte fshehur pasi nuk dëshironte që të kthehej, por një fakt i tillë nuk u konfirmua kurrë. Në shkrim thekson se publikimi i fotos së saj mund t’i rrezikonte jetën, për këtë arsye janë treguar të kursyer.

“Fytyra e zbehtë e Evës shkëlqen e mbuluar nga shalli dhe kapuçi i saj i zi. Sytë e saj të kaftë të zbehtë shikojnë drejt e në kamerë. Sot 16 vjeç, ajo u rrëmbye nga babai i saj Shkëlzen dhe u dërgua në Siri kur ajo ishte vetëm nëntë vjeç. Ne nuk mund ta publikojmë fotografinë e saj sepse mund t’i rrezikojmë. Eva është akoma në kampin al-Hol në Sirinë veriore, ku u mor me mbi 70,000 jetime të tjera dhe të veja të luftëtarëve xhihadistë të Shtetit Islamik”, nis shkrimi.

Shkrimi vijon me një citim të ish- ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka thënë se ‘Çdo fëmijë i sjellë në shtëpi është një shqiptar më shumë, dhe një terrorist më pak’

“Ne mendojmë se ka një detyrim moral për të riatdhesuar të paktën fëmijët, sepse ata nuk janë terroristë, ata janë viktima të prindërve të tyre të papërgjegjshëm. Por ata mund të rriten në monstra të vërtetë nëse i lëmë në kampe dhe i injorojmë,” mësohet t’i ketë thënë Lleshaj BBC.

Lexo edhe :  OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

BBC ka takuar disa familjarë të shqiptarëve nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia dhe përpjekjet që kanë bërë ata për t’i shpëtuar të afërmit e tyre, e megjithatë sytë janë sërish nga shteti, pasi shpëtimi duhet shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

Më 26 tetor u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet.

Të fundit

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi të mërkurën se kishte shkarkuar...

Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: “Nëse futesh në Ukrainë…”

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të...

Lajme të tjera

Web TV