Nesër fillon vaksinimi/ Ja kush do të vaksinohen të parët dhe gjithçka që dihet deri tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në Shqipëri pritej që të niste javën e fundit të muajit janar, por kryeministri Edi Rama njoftoi sot papritur afrimin e afateve; Vaksinimi nis nesër.

Dhe padyshim që ky është një lajm i mirë, pasi vaksina shihet si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë.

Gjithsesi ka ende shumë të panjohura, pasi njoftimi i kryeministrit ishte “i thatë”, pasi nuk jepte detaje se më cilën vaksinë do nisë procesi, sa doza kanë ardhur dhe pytje të tjera si kjo.

Por ka disa detaje që tashmë janë të njohura për publikun.

Së pari, vaksinimi do të bëhen në stadiumin “Air Albania”. Në të gjithë stadiumin janë 60 bokse, aktualisht janë 20 gati. Për një orë qarkullojnë gati 60 individë, ndërsa do të punohet për 8-10 orë në ditë. Pas marrjes së dozës qytetari duhet të qëndrojë rreth 30 minuta më pas largohet.

Së dyti, ashtu si në të gjithë botën, vaksinimi do të nisë me mjekët, të cilët janë në vijën e parë të rrezikut me sëmundjen, më pas do t’u injektohet doza mësuesve, efektivëve të policisë në terren dhe moshave mbi 75-vjeç. Vaksina do të jetë falas por jo e detyrueshme

Së treti, dihet që Shqipëria, deri tani, ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer.

Mësohet se 10750 dozat e para të kësaj vaksine, sipas kontratës, do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

Lexo edhe :  Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Aktualisht vendi ynë është në diskutime edhe me kompani të tjera.

Së katërti, është mësuar edhe se ku do të ruhet vaksina. Sipas Eugena Tominit janë siguruar për rreth 30 mijë doza frigoriferët mbi -70 gradë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera...

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri më sot — dhe nuk...

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Lajme të tjera

Web TV