Formula 1 / Verstapen: Nuk më brengosin rekordet, suksesi sidoqoftë do të vijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maks Verstapen, tashmë 23 vjeç, nuk e ndjen veten të madh në moshë, për të arritur te titulli “kampion bote” në Formula 1. Ai është i bindur se skuadra e tij, “Red Bull”, në sezonin 2021, me ndryshimet e bëra, do të arrijë te titulli. Holandezi nuk shqetësohet për faktin se koha po kalon por ëndrra e tij për të fituar kampionatin botëror të Formula 1, nuk po realizohet.
Piloti dhe ekipi i tij “Red Bull”, kishin shpresuar të bëheshin fituesi më i ri i titullit në F1, por dominimi i plotë i “Mercedes” në epokën “turbo-hibride” i ka dhënë fund kësaj ëndrre. Verstapen konsiderohet tashmë i madh në moshë për të mposhtur rekordin e vendosur nga gjermani Sebastian Feteli, për marrjen e titullit të parë botëror në moshën 23 vjeç e 134 ditë.
Por, pavarësisht se e humbi këtë mundësi, ai thotë se nuk shqetësohet për situatën në të cilën ndodhet. “Sigurisht që do të doja të luftoja për Botërorin 2021, por këtë do të duhet ta shohim”, – tha piloti holandez, për Motorsport.com. “Unë jam akoma shumë i ri, edhe pse njerëzit thonë se koha po kalon, – ka vijuar ai. – Por kështu është jeta e ndonjëherë gjërat nuk mund t’i detyrojmë të ndodhin. Ndaj unë jam i qetë.”
Maks Verstapeni është i sigurt se “Red Bull”-i mund të bëjë përparim pasi t’i ketë dhënë fund problemeve me makinën “RB16”, dhe furnizuesja, “Honda”, të sjellë një motor krejt të ri. “Unë mendoj se mund të bëjmë një hap të madh, por gjithashtu pres që edhe të tjerët të kapin ritmin. Unë shpresoj që ky i yni të jetë hap pak i madhe se i të tjerëve”, – ka përfunduar ai.

Lexo edhe :  Momente dramatike në futboll, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët në fushë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Lajme të tjera

Web TV