Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare në Hanin e Hotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strukturat Doganore kanë sekuestruar 540 mijë paketa cigare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, të cilat po kontrabandoheshin përmes një trajleri me targa serbe.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore Hani Hotit, Shkodër, nga Mali i Zi, strukturat doganore ushtruan kontroll dokumentar në mjetin e tipit trajler me targa Serbe, për ngarkesën e cigareve të markave të ndryshme.

Nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milonë lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.

Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga Administrata Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë , dhe u referua si rast në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizës” te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International”, shtetasi me inicialet S.S, si dhe babain i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë.

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për përparim në bisedimet për armëpushim në konfliktin në Gazë,...

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballen me gjykatën Këtë të hënën,...

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i...

Nga vjen shifra 400 mijë të zhdukurve në Gaza, që i atribuohet një studimi të Harvardit?

Një shifër e re alarmante në lidhje me viktimat e mundshme palestineze të akumuluara në Rripin e Gazës ka shkaktuar debat të nxehtë ditët...

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij. Në një intervistë...

Lajme të tjera

Web TV