Shkodër/ Mbytet një person në ujërat e lumit Kir

Meridian Uraj, 47 vjeç, është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Kir, mesditën e sotme. Ky shtetas ishte larguar nga shtëpia e tij prej ditës së djeshme.

Ndërkohë, sot trupi i tij është gjetur në rrjedhën e lumit Kir në Postribë. Paraprakisht, bëhet me dije se 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk dihet në çfarë rrethanash është mbytur.

Meridian Uraj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i tij është dërguar në morgun e Shkodrës./Bl.Ba/Fjala.al