Cila do të jetë fjala ”pa kuptim” në gjermanisht për 2020?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo vit, gjuhëtarët zgjedhin fjalën e ashtuquajtur më me pa kuptim në gjuhën gjermane, ndërkohë që këtë vit ajo do të jetë e lidhur me koronavirusin. Por, kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi këtë vit janë përzgjedhur dy fjalë.

Juria ka zgjedhur dy fjalë: “Corona-Diktatur” (diktatura e koronavirusit) dhe emri i përbërë tipikisht i gjatë gjerman “Rueckfuehrungspatenschaften” (sponsorizimi i kthimit), një term i përdorur në Pakti i ri i propozuar i Komisionit Europian për Migracionin.

E para u shpik nga kritikët e kufizimeve antikoronavirus, në mënyrë që të diskreditonte përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë.

Sidoqoftë, fakti që kjo frazë është përdorur në protestat demokratike gjatë gjithë pandemisë zbulon se është me natyrë kontradiktore”, thanë ekspertët duke shtuar se pretendimet për një “diktaturë koronavirusi” në Gjermani minojnë realitetin e autoritarizmit në vendet e tjera.

E dyta “sponsorizimi i kthimit” është një sistem i propozuar me të cilin vendet anëtare të BE do të tregonin solidaritetin e tyre duke kthyer migrantë të parregullt në emër të një fqinji të BE-së.

Juria gjermane e konsideroi këtë si “cinike dhe eufemiste”, pasi ajo çiftëzon idenë e dëbimit me idenë përgjithësisht pozitive të sponsorizimit.

Kjo përzgjedhje për gjermanishten daton që nga viti 1991. Vitin e kaluar, fituesi ishte emri i përbërë “histeri klimatike”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV