Formula 1 shpall kalendarin e garave për sezonin e ri, ka ndryshime në data

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalendari i garave të Formula 1 për 2021 ka pësuar sërish ndryshime. Me shtyrjen e dy Çmimeve të Mëdha, të Australisë dhe Kinës, për shkak të epidemisë, FIA ka vendosur të vendosë dy gara të tjera në kalendar. Imola dhe Portimao do të presin garat e tyre. Formula 1 ka njoftuar kthimin e Imolas në kalendarin e 2021 pasi u detyrua të shtyjë garat në Australi dhe Kinë, për shkak të epidemisë.

Gara e Melbërnit është shtyrë për në nëntor.
Formula 1 kishte miratuar kalendarin e 2021 me 23 gara, që do të fillonte në Australi, por është detyruar të bëjë disa ndryshime, pa nisur ende kampionati, për shkak të epidemisë së “Covid-19” që vazhdon ende. Fillimisht ishte Australia që lajmëroi se nuk do të ishte në gjendje të bënte garën e saj në 21 mars për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të udhëtimit. Kësaj iu shtua edhe Kina, që kërkoi të shtunën një shtyrje të datës së garës së saj.

Të martën në mëngjes, Formula 1 ka publikuar, një version të ri të kalendarit të 2021, duke konfirmuar që Imola do të presë garën e dytë të sezonit në 18 prill të këtij viti. Ish-pista e Çmimit të Madh të San Marinos, zhvilloi garën e saj të parë në Formula 1, nëntorin e kaluar pasi iu shtua kalendarit të 2020, të rishikuar disa herë për shkak të epidemisë në Evropë. Suksesi i garës, bëri që organizatorët e Imolas të kërkojnë një marrëveshje të re për 2021.
Kjo, pas vendit bosh që u krijua në kalendar për shkak se Vietnami lajmëroi se nuk do ta bënte garën e saj. Imola dhe Portimao po kërkonin të zëvendësonin Vietnamin, por shtyrja e garave të Australisë dhe Kinës ka hapur vende për të dy pistat për t’iu bashkuar kalendarit të 2021.

Lexo edhe :  Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Megjithëse Portimao nuk është njoftuar ende nga F1, pista pritet të presë një çmim të madh këtë vit dhe do të marrë datën e caktuar për Vietnamin si garën e 3-të e sezonit, më 2 maj, një javë para Çmimit të Madh të Spanjës në Barcelonë.

Gara e Australisë është shtyrë deri më 21 nëntor 2021, gjë që do të sjellë ndryshime në datat e garave të mbylljes së sezonit. Çmimi i Madh i Arabisë Saudite është shtyrë për një javë më vonë, në 5 dhjetor, ndërsa finalet e sezonit të Abu Dhabi tani do të zhvillohen në 12 dhjetor 2021. Formula 1 po punon për të gjetur një datë të re për garën e Kinës, gjithnjë nëse do të anulohej një garë, pasi kalendari nuk mund të bëhet me më shumë se 24 gara.

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV