Përmbytjet, situata drejt përmirësimit, Peleshi: Si rrallëherë ka nisur në janar zhbllokimi i aksit Theth-Bogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga përmbytjet në Shkodër është përmirësuar pasditen e kësaj të marte, megjithatë efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen ende në terren duke ndihmuar në zona si ajo e Obotit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë përmes një statusi në Facebook një pasqyrë të gjendjes në vend.

“Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Përmet dhe Memaliaj”, shprehet ministri Peleshi.

Forcat e Armatosura po ashtu janë angazhuar edhe për hapjen e aksit të bllokuar Theth-Bogë në Shkodër. “Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër. Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, bën me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa garanton gatishmërinë e plotë në çdo orë dhe ditë të javës.
l.m/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV