Rama në Vlorë: Reshjet përmbytin edhe Parisin, ishin test për ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Vlorës. I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Dritan Leli, kreu i qeverisë ka inspektuar bulevardin.

Rama thekson se falë investimeve të kryera, pas tre vitesh për herë të parë uji në këtë bulevard u bë i mundur të largohej shpejt. Po ashtu kryeministri bëri të ditur se janë edhe tre projekte të tjera që do të vihen në jetë në Vlorë.

“Ajo që dua ta theksoj këtu për të gjithë vlonjatët, këtu akoma kemi tre projekte që do të përmbyllin të gjithë ciklin. Reshjet intensive përmbytin edhe Parisin. Këto reshje ishin testi më i mirë për të parë çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji.

Në këtë zonë janë pastruar pas 20 vitesh të gjitha kanalet që nuk linin të ikte uji me ditë të tëra. Me gjithë pjesën nga Novosela, problemi më i madh ishte fryra e Vjosës, por mungesa e argjinaturës krijonte kënetat që ishin tmerr, tha ai.

Kryeministri zbuloi se një prej projekteve ka të bëjë me furnizimin me ujë të pijshëm në qytet, si dhe kanalizimet.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka me kapacitetet që kemi sigurisht. Duhet durim që të bëhen të gjitha. Të fundit kanalizime kanë qenë në vitet 1980, pastaj nuk ka pasur më në demokraci. Ujë në Vlorë do ketë 24 orë në ditë, që të jemi të saktë”, tha kreu i qeverisë.

Të fundit

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV